BQK shpall konkurs për punime me titull “MËSO, KURSE, FITO”

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019, shpall konkurs për nxënësit e klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, të realizojnë punime mbi konceptin e tyre të menaxhimit të parasë: si fitohen paratë, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, si të kursejmë, sfidat, etj.