Ekonomia e Kosovës në një shikim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar sot një faqe të re me informata statistikore për indikatorët kryesor të ekonomisë së Kosovës, duke bërë kështu një avancim të standardeve të publikimit të statistikave. Kjo faqe është emëruar “Ekonomia e Kosovës në një shikim”, me që përmban një pasqyrë të shkurtër të indikatorëve kyç ekonomikë. Të dhënat e publikuara në ketë format janë një përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve për të poseduar të gjithë indikatorët kryesor statistikor në një vend. Indikatorët kryesor të përfshirë në këtë faqe janë: produkti i brendshëm bruto, çmimet, tregun e punës, sektorin e jashtëm, kursin e këmbimit, normën e interesit, kreditë, financat qeveritare dhe popullsinë. Të dhënat e publikuara janë në formë tabelore dhe grafikore.

Faqja me të dhënat e publikuara gjenden në këtë adresën Statistikat/Indikatorët kryesor ekonomik (linku: https://bqk-kos.org/eag/sq/). Të dhënat do të publikohen sipas kalendarit 90  ditë pas përfundimit të tremujorit referues. Burimet kryesore të të dhënave janë BQK, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ministria e Financave, Banka Qendrore Evropiane dhe Agjencia Reuters.

Për më shumë, vizitoni këto faqe shoqëruese:

Verzioni në gj. shqip:

Faqja kryesore                                                                        https://bqk-kos.org/eag/sq/

Dashboard: Grafikët e indikatorët kryesor statistikor            https://bqk-kos.org/eag/sq/dashboard/

Shkarko versionin PDF të grafikëve                                      https://bqk-kos.org/eag/sq/charts.pdf

Shkarko versionin PDF të këtij dokumenti                            https://bqk-kos.org/eag/sq/data.pdf

Verzioni në gj. angleze:

Main page                                                                       https://bqk-kos.org/eag/

Dashboard: Graphs of statistical indicators                         https://bqk-kos.org/eag/dashboard/

Download the PDF version of Graphics                             https://bqk-kos.org/eag/charts.pdf

Download the PDF version of this document                     https://bqk-kos.org/eag/data.pdf

Verzioni në gjuhën serbe është në proces të përgatitjes dhe do publikohet sapo të finalizohet.

Dashboard: Graphs of statistical indicators

Download the PDF version of Graphics

Download the PDF version of this document