Zëvendësguvernatori z.Lulzim Ismajli mori pjesë në Konferencën e 8-të vjetore të organizuar nga Banka Qendrore e Polonisë

Më 26 tetor 2018 në Varshavë të Polonisë është mbajtur konferenca e tetë me radhë mbi ardhmërinë e Ekonomisë Evropiane ku këtë vit u organizua nën titullin: “Misteri i Rritjes së Produktivitetit të Ulët në Evropë”. Në këtë konferencë Banka Qendrore e Kosovës është përfaqësuar nga Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare z. Lulzim Ismajli.
Gjatë konferencës janë diskutuar tema të ndryshme ekonomiko-financiare si: Zhvillimet në epokën e pas krizës financiare për Evropën Qendrore, e ardhmja është e ndritshme ose e kthyer në epokën e gurit, zhvillimet e teknologjisë informative dhe aplikimi i saj, fenomenet si dhe zhvillimet afatgjata, etj.
Sesionet kanë qenë të moderuara nga guvernatorët e Bankave Qendrore të Austrisë, Danimarkës, Republikës Ceke dhe Luksemburgut.
Gjithashtu gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen edhe përvojat në mes të vendeve pjesëmarrëse.