Guvernatori Mehmeti takoi ekipin e misionit të FMN-së për Kosovën

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takimin hyrës misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble, udhëheqëse e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë.
Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.
Guvernatori Mehmeti, i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar, i cili është në vazhdimësi në rritje.