Telegram ngushëllimi nga Guvernatori Mehmeti për familjen Demaçi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për vdekjen e veprimtarit të shquar dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

 

 

E nderuara familje e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi,

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.
Në emrin tim dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës  shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e figurës shumë të rëndësishme për Kosovën.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për vendin dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

 

Me respekt,


Fehmi Mehmeti
Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës