Presidenti Thaçi përgëzon BQK-në për ruajtjen e stabilitetit financiar

 Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është pritur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, të cilit i është dorëzuar Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2017.
Presidenti Thaçi e ka përgëzuar guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën që janë duke e bërë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së, duke e informuar atë për punën e deritashme dhe prioritet për vitet e ardhshme.
Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore duhet të vazhdojë punën e saj, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë.