Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga Presidenti i BaFin, Dr. Felix Hufeld

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës zyrtare në Bonn dhe Frankfurt të Gjermanisë ka takuar Presidentin e Autoritetit Federal Mbikëqyrës Financiar (BaFin), Dr. Felix Hufeld.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti e informoi Presidentin e BaFin,Dr. Hufeld, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar në përgjithësi dhe sektorin bankar në veçanti.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që BaFin dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Nga ana tjetër, Presidenti i BaFin, Dr. Hufeld fillimisht uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke i uruar mirëseardhje në BaFin dhe e siguroi atë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë mes dy auroriteteve.

Në ditët në vijim, Guvernatori Mehmeti do të ketë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Bundesbank-ës dhe Bankës Qendrore Evropiane.