Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare z. Lulzim Ismajli zhvillon vizitë pune në qendrën për pocesimin e pagesave me kartela në Stamboll, (Bankalararasi Kart Merkezi – BKM)

Në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me zhvillimet e e reja në fushën e shërbimeve të pagesave, Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare z. Lulzim Ismajli dhe Drejtori i Sistemit të Pagesave z. Dardan Fusha, vizituan institucionin për procesimin e pagesave me kartela BKM në Stamboll, të themeluar nga sektori bankar në Turqi, i cili njihet si një shembull i suksesëshëm i iniciativës së bankave për lehtësimin e pagesave me anë të kartelave dhe krijimin e infrastrukturës moderne për ndërveprimin e operatorëve që ofrojnë shërbimet e pagesave në Turqi.

Delagacioni u takua me Kryesuesin e BKM z. Soner Canko, Zëvendëskryesuesit z. Cenk Temz dhe zj. Pelin Guven. Gjatë kësaj vizite u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e pagesave dhe modelin e adaptuar nga sektori bankar në Turqi për shrytëzimin e teknologjive të reja në rritjen e përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike.

Përfaqësuesit e BKM-së i ndanë përvojat e tyre në themelimin e qendrës procesuese dhe benefitet, si dhe sfidat me të cilat janë përballuar gjatë ndërtimit të sistemit, por edhe për sfidat e tyre aktuale për arsye të dinamikës së shpejt të zhvillimeve në fushën e pagesave. Gjithashtu, përfaqësuesit e BKM-së shprehen gatishmërinë për ofrimin e njohurive dhe përvojave për BQK-në lidhur me adaptimin e një zgjidhje të ngjashme për procesimin e pagesave me kartela në Kosovë. Në përmbyllje të takimit përfaqësuesit e dy institucioneve u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe takimin e radhës ta mbajnë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, në një të adhme të afërt.