Konferenca e BQK, OeNB, EIB "Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore"

Më 14 nëntor, 2017 në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Banka Kombëtare e Austrisë (OeNB) dhe Banka Evropiane për Investime (EIB) bashkërisht organizuan Konferencën Ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”. Konferenca ofroi një mundësi për dialog të gjerë politikash, duke tërhequr një grup të shquar folësish nga bankat qendrore rajonale, institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat komerciale.
Konferenca u hap nga U.D i Guvernatorit të BQK-së, z. Fehmi Mehmeti i cili u pasua me fjalën përshëndetëse të Ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës z. Bedri Hamza. Konferenca vazhdoi me diskutime dhe prezantime, të grupuara në pesë panele diskutuese si më poshtë:
Diskutimi i Panelit: “Kthimi në binar? Diskutim mbi stabilitetin makro-financiar në Ballkanin Perëndimor”
- Fehmi Mehmeti, U.D. i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
- Elizabeta Gjoni, Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë
- Mirjana Mitrovic Mijatovic, Udhëheqëse e Departamentit për Stabilitet Financiar, Hulumtime dhe Statistika, Banka Qendrore e Malit të Zi
- Anita Angelovska Bezhoska, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë,
- Michaela Erbenova, IMF, Drejtoreshë Ekzekutive, Konstituenca e CEE
- Kryeseuese: Helene Schuberth, Helene Schuberth, Udhëheqëse e Departamentit për Hulumtime të Jashtme – OeNB

Diskutimi i Panelit: “Normalja e re për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore: reflektim mbi përshtatjen pas krizës dhe modeli i ri ekonomik në rajon”
- Bas Bakker, Përfaqësues i Lartë Rajonal Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, FMN
- Bojan Markovic, Zëvendës Drejtor për Ekonominë dhe Politikën Sektoriale, EBRD
- Anita Szekely, Njësia e Mbikqyrjes së Konvergjencës, EBA
- Miquel Dijkman, Koordinator në FinSac - Grupi i Bankës Botërore
Kryesuesi: Tomas Richardson, Drejtor i JVI

Prezantim Peizazhi i investimeve dhe huadhënieve në EQLJL, Luca Gattini dhe Miroslav Kollar, EIB
Diskutimi i Panelit: “Mbështetja e rajonit”
- Konstantinos Mastrogiannopoulos, EIB
- Stine Andresen, DG NEAR, Udhëheqëse e Sekretariatit te WBIF, Komisioni Evropian
- Merita Gjyshinca Peja, CEO, Banka Ekonomike, Kosovë
- Robert Wright, CEO, Raiffeisen Bank, Kosovë
- Kryesues: Jan-Axel Voss, Zëvendës i Udhëheqësit të Misionit, Ambasada Gjermane në Prishtinë

Prezantime përmbledhëse: “Sektori bankar dhe rrjedha e kapitalit në vendet e EQLJL”
- “Efektet shtyrjes-tërheqjes bankare ndërkufitare të bankave amë në zgjatjet kreditore të filialeve të tyre", Luca Gattini, EIB
- “Përcaktuesit e kredive të papaguara në amvisëri në EQLJL”, Elisabeth Beckmann, OeNB
- “Konkurrenca ne sektorit bankar, marrja e rrezikut dhe margjina e interesit në vendet e EQLJL”, Arben Mustafa, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
- “Përqendrimi i sektorit bankar, konkurrenca dhe stabiliteti financiar: rasti i vendeve baltike”, Juan Carlos Cuestas, Eesti Pank
- Kryesues: Tomas Slacik, OeNB, Ekonomist i Lartë, Divizioni për Hulumtime të Jashtme

Prezantime përmbledhëse: “Tema të zgjedhura në fushën e bankave dhe qasje në financa”
- “Evolucioni dhe heterogjeniteti i prociklikalitetit kreditor në Evropën Qendrore dhe Lindore”, Yannick Lucotte, Universiteti i Orlansit
- “Qasja në financa në Ballkanin Perëndimor ”, Isabella Moder, BQE
- “Financimi bankar i NVM-ve në Republikën e Maqedonisë: Dëshmi nga të dhënat e hulumtimit”, Tanja Jakimova, Banka Kombëtare e Republikës se Maqedonisë
- “Përcaktuesit makroekonomik dhe specifik bankar të kredive joperformuese në sistemin bankar maqedonas – analiza e të dhënave të panelit ”, Mihajlo Vaskov, Banka Kombëtare e Republikës se Maqedonisë
- Kryesuese: Barbara Marchitto, EIB, Udhëheqëse e Divizionit, Analizat e Sektorit Financiar dhe të Vendit


Diskutimi përfitoi nga ndërhyrja e një numri të folësve të shquar, përfshirë:
- Mr. Jörg Decressin, Zëvendësdrejtor i Departamentit Evropian në FMN,
- Mr. Ruud Vermeulen, Përfaqësues Rezident i FMN-së në Kosovë
- Mr. Mario Holzner, Zëvendës Drejtor i WIIW.

Mesazhe të rëndësishme dolën nga diskutimi:
- Rritja është kthyer dhe janë vendosur masat për t'u marrë me KJP-të. Megjithatë, rritja mbetet nën nivelet e para krizës dhe - ndërkohë që rritja e fuqishme është një kusht i domosdoshëm - vetëm rritja si e tillë nuk mund të adresojë sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen vendet në rajon, që nga papunësia e lartë deri te disbalancet e jashtme, kursimet e ulëta dhe nivelet e larta të KJP-ve.
- Institucionet e forta dhe të besueshme janë të një rëndësie jetike. Nevojiten reforma dhe përshtatje strukturore për të krijuar institucione të forta dhe transparente, për të rritur besimin e investitorëve, për të nxitur kursimet e brendshme, për të nxitur zhvillimin e tregjeve të kapitalit vendor dhe për të përmirësuar qasjen në financa.
- Investimet kanë pësuar gjatë krizës, ndaj një rimëkëmbje në investime është shumë e nevojshme për të rritur konkurrencën dhe produktivitetin në rajon, veçanërisht në të paprekshmet, R&D, inovacion dhe shkathtësi.
- Kushtet e kreditimit në EQLJL janë përmirësuar. Kërkesa për kredi, duke përfshirë komponentët e saj të ndërlidhur me investime është rritur më shumë se furnizimi, duke nënkuptuar një hendek të mundshëm rajonal. Fokusi strategjik i grupeve bankare ndërkufitare është rritur në mënyrë selektive, mbështetur gjithashtu nga një profitabilitet më i lartë i operacioneve të EQLJL.
- Varen nga vendet individuale, reformat vetanake, hartimi dhe zbatimi i tyre, por institucionet e BE-së dhe IFN kanë një rol kyç në promovimin e politikave të shëndosha, në mbështetjen e investimeve produktive dhe në rritjen e cilësisë institucionale.

Linqet e mëposhtme ofrojnë qasje në programin e konferencës dhe prezantimet gjatë ditës:

Programme

Presentation Stine Andresen

Presenation Ruud Vermeulen

Presentation Mihajlo Vaskov

Presenation Jorg Decressin

Presentations Luca Gattini and Miroslav Kollar

Presentation Bas Bakker

Presentation Mario Holzner

Presentation Elisabeth Beckmann

Presentation Arben Mustafa

Presentation Isabella Moder

Presentation Juan Carlos Cuestas

Fofogaleri nga konferenca