Funksioni statistikor i BQK-së

Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), BQK-ja grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm.

Statistikat e lartcekura janë në përputhje me standardet ndërkombëtare statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane, Eurostatit, etj. Burim i të dhënave për statistikat monetare dhe financiare dhe të bilancit të pagesave janë: BQK-ja, bankat komerciale, korporatat tjera financiare (kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, etj.), institucionet qeveritare, kompanitë jofinanciare, donatorët, etj.
Krahas kësaj, BQK ofron informacion selektiv edhe mbi sektorin fiskal dhe atë real në Kosovë.

Për më shumë rreth funksionit statistikor, shih:

Për informata shtesë kontaktoni:
statistics@bqk-kos.org