Vendimet e Bordit të BQK-së më 23 shkurt 2017

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2017 miratoi këto vendime:

a) Miratimin e ndryshimit të pjesshëm të Strukturës Organizative të BQK-së
b) Miratimin e Rregullores për llogaritjen e kufirit minimal të aftësisë paguese, adekuatshmerisë së kapitalit dhe fondit garantues për siguruesit jojetë
c) Miratimin e Rregullores mbi investimin e mjeteve pensionale