Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 dhjetor 2016

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 29 dhjetor 2016 miratoi këto vendime:

a) Rregulloren për Qeverisjen Korporative të Bankave
b) Amendamentimin e Rregullores mbi Investimin e Aseteve në Mbulim të Provizioneve Teknike dhe Matematike, si dhe Investimin e Kapitalit Themeltar të Siguruesve
c) Rregulloren për Shitjen e Sigurimit të Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia dhe Menaxhimin e Shpenzimeve të Siguruesve
d) Planin vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2017
e) Dorëheqjen e z. Fatmir Gashit nga pozita e zëvendësguvernatorit