Organizohet Konferenca “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Banka Kombëtare e Austrisë dhe Banka Investive Evropiane bashkëorganizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, që do të mbahet më 14 nëntor, 2017 në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.
Qëllimi i organizimit të kësaj konference është trajtimi i çështjeve të rëndësishme mbi aktivitetin e sektorit bankar në rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe të ardhmen e këtij sektori, si një shtyllë e rëndësishme e financimit të zhvillimit ekonomik.
Pjesë e kësaj konference, do të jenë prezantues nga banka qendrore e vendit,bankat qendrore të rajonit dhe më gjerë; institucione financiare ndërkombëtare dhe banka komerciale.