U.D i Guvernatorit zhvillon takime vjetore me FMN dhe Bankë Botërore

Në kuadër të takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington D.C. delegacioni i BQK-së i kryesuar nga U.D i Guvernatorit të BQK-së z. Fehmi Mehmeti, ka zhvilluar takime me zyrtarin e lartë të Thesarit Amerikan z. PAUL Leonovich dhe ekipin e tij.

Në këtë takim U.D i Guvernatorit z.Mehmeti ka falënderuar për kontributin që ka dhënë SHBA në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, gjithashtu i shprehi mirënjohje për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për ndërtimin e kapaciteteve të BQK-së.
Në takim u diskutua për aktivitetet që po ndërmerr BQK për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe për hapat që duhen ndërmarrë që sistemi financiar të ndihmojë për të përshpejtuar rritjen ekonomike.


Z. LEONOVICH e falënderoi U.d e Guvernatorit z.Mehmeti për bashkëpunimin shumëvjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehi gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.
Të dy u pajtuan që të vazhdohet tutje me mbështetje nga Thesari Amerikan për zhvillim të mëtejmë të BQK-së në fushat me prioritet.
Gjithashtu U.d i Guvernatorit z.Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin e FMN-së z. TAO ZHANG me të cilin ka shkëmbyer zhvillimet e përgjithshme të sektorit dhe ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.
U.D i Guvernatorit z.Mehmeti pastaj ka vazhduar takimet me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë z. Paul Thomsen, Drejtoreshën e Konstituencës pjesë e së cilës është Kosova znj.Michaela Erbenova, dhe Zëvendësdrejtoreshën e Departamentit për tregje kapitale dhe monetare znj.Ratna Sahay.
U.D i Guvernatorit z.Mehmeti mori mbështetjen për punën e deritanishme të BQK-së dhe vazhdimin e përkrahjes për të ardhmen.