Një delegacion i lartë i FMN-së u pritën në takim nga U.D Guvernatorit z.Fehmi Mehmeti

Z.Fehmi Mehmeti, u.d. i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me ekipin e tij kanë pritur sot në takim delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Jacques Miniane, shef i Misionit për Kosovë në largim dhe znj. Stephanie Eble, shefe e re e Misionit për Kosovën.

Z.Mehmeti falënderoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar kundrejt Republikës së Kosovës dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Në të njëjtë kohë, z. Mehmeti informoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth zhvillimeve ekonomike e financiare në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë rreth sektorit financiar, i cili po shënon zhvillime pozitive në të gjithë sektorët duke qenë shembull në rajon.

Gjithashtu, z. Mehmeti informoi delegacionin e FMN-së lidhur me prioritetet dhe sfidat e BQK-së, që e presin në të ardhmen dhe gatishmërinë e BQK-së për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Kosovë deri më 6 tetor 2017.