Bordi i Bankës Qendrore të Republikës caktoi në pozitën e ushtruesit të detyrës së Guvernatorit z. Fehmi Mehmeti

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar  z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të Ri. Qe nga viti 2013, z.Mehmeti, ka ushtruar pozitën e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.