Paralajmërim lidhur me përdorimin e parave virtuale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës lëshon këtë komunikatë për të paralajmëruar qytetaret lidhur me përdorimin e mundshëm të parave virtuale në Republikën e Kosovës.

Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjerisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura.

Për të informuar publikun e gjerë se çka janë paratë virtuale, si punohet me to, cilat janë rreziqet që ju duhet t’i keni parasysh, BQK i referohet njoftimit të lëshuar nga Autoritetit Bankar Evropian (ABE).
Njoftimi në versionin anglisht;
https://www.eba.europa.eu/documents/10180/598344/EBA+Warning+on+Virtual+Currencies.pdf

Njoftimi në versionin shqip.
https://www.eba.europa.eu/documents/10180/598344/EBA+Warning+on+Virtual+Currencies.pdf