Banka Qendrore ndau çmimet për Ekonomistë të Rinj dhe për Storiet më të mira në gazetari nga fusha e sistemit financiar

Banka Qendrore në vazhdën e aktiviteteve të saja vjetore , ka vazhduar edhe këtë vit ndarjen e Çmimit për Ekonomistë të Rinj si dhe për storien më të mirë në gazetari. Sa i përket kandidaturave lidhur me kriteret e përcaktuara në konkursin e BQK-së për “Çmimin për Ekonomist të Rinj” , pas vlerësimit të punimeve më të mira hulumtuese në fushën e ekonomisë dhe financave, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre punimeve , gjithnjë duke marrë për bazë kriterët e parapara me konkurs , si dhe pas vlerësimit final Komisioni profesional akademik ka ndarë si fitues të shpërblimit të shpallen kandidatët si në vijim: Vendi i parë: Auerela Deshishku me punimin “Nonperforming Loans: An analysis of the indicators of the deteriorating asset quality in South Eastern Europe”, vendi i dytë: z.Halim Mahmuti me punimin “Morali Fiskal nga Perspektiva e NVM-ve në Kosovë” si dhe vendi i tretë: Arian Krasniqi me punimin “Krijimi i Përparësisë Konkuruese të Firmës nëpërmjet Aplikimit të Strategjisë së Diferencimit (Rast Studimi: Sektori Bankar). Ndërsa në në konkursin e shpallur nga BQK-ja të titulluar : Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit financiar pas shqyrtimit të punimeve të pranuara një komision i përbashkët nga anëtarë të pavarur nga komuniteti i masmediave si dhe një anëtarë në cilësinë e vëzhguesit nga BQK ka shqyrtuar me kujdes aplikimet duke përzgjedhur si fitues të Çmimit të BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar :temat si në vijim: Storien më të mirë televizive me temën :” Rritja ekonomike e Kosovës “! , z.Faton Salihu , tema është realizuar nga gazetari i RTK-së ,storia më e mirë në shtyp- mediat e printuara -mediat elektronike u ndahet :z.Lulzim Ahmeti nga Agjencia Telegrafi me Temën : “ Milionat qe vijnë në Kosovë nga Afganistani”,z.Albert Spahiu nga Gazeta : Ekonomia me Temën: “Sektori bankar fitim vetëm nga kreditë” si dhe z.Rrahman Ramaj nga Rrjeti për Gazetari Hulumtuese (BIRN) me Temën : "Pakoja fiskale për qytetarë “.

Në një ceremoni rasti të organizuar në ambientet e BQK-së , Guvernatori Hamza duke i’u drejtuar studiuesve të rinjë dhe përfaqëesuesve fitues të çmimeve nga komuniteti i mediave , Guvernatori potencoi se BQK-ja tanimë e ka bërë traditë ndarjen e çmimeve për ekonomistët e rinj, aktivitet ky që ka për qëllim nxitjen e aktivitetit hulumtues në fushën e ekonomisë në mesin e hulumtuesve të rinj. Me tej ai ka theksuar se shtimi i punimeve të dorëzuara në vazhdimësi ka ngritur cilësinë e punimeve të dorëzuara nga kandidatët për këtë çmim, dhe është një garancë inkurajuese për kandidatet që të vazhdojnë të jenë pjesë e garave të tilla dhe të jenë pjesë e konkurrencës për këtë çmim.Poashtu Guvernatori ka falëndëruar edhe përfaqësuesit e masmedias që janë shpërblyerë për temat e tyre duke u premtuar se Çmimet nga kjo fushë do të jenë tashmë tradicionale që do të ndahen për temat konkurruese më të mira në sferën financiare duke ofruar bashkëpunimin e ndërsjellë në sferën e informimit të drejtë për zhvillimet në sektorin financiar- bankar në përgjithësi . Poashtu për rëndësinë e kësaj gare folën edhe kandidatët fitues nga pjesa e çmimit për ekonomist të rinj dhe ata nga sfera e masmedias dhe premtuan se kjo garë do të jetë në mirë të gjithë komuniteteve për shfaqur vlerat e tyre konkurruese me punime shkencore apo me temat që përkojnë me sferën e ekonomisë .