Guvernatori Hamza merr pjesë në samitin “Stabiliteti Financiar Rajonal në rrethana të ndryshueshme globale“, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, është duke marrë pjesë në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të rajonit që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi. Temat boshte të samitit të sivjetëm që organizohet nga javorja beogradase "NIN", me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe të Bankës Qendrore të Malit të Zi, janë “Stabiliteti Financiar Rajonal në rrethana të ndryshueshme globale. Guvernatori do të jetë Panelistë në Panelin e Guvernatorëve të Rajonit e ku temë e diskutimit do të jetë : “Çelësi i sfidave të politikës monetare dhe të mbikëqyrjes bankare në vitin 2016”. Gjatë punimeve të samitit do të zhvillojnë punimet edhe panelët e ministrave të financave dhe të autoriteteve dhe drejtorive tatimore të rajonit.