Bordi i BQK-së

Bordi i BQK-së 2017
 
Bedri Peci Kryetar i Bordit të BQK-së
Fehmi Mehmeti  Anëtar i Bordit të BQK-së
Behxhet Brajshori  Anëtar i Bordit të BQK-së 
Nuhi Ahmeti  Anëtar i Bordit të BQK-së 
Skender Kllokoqi Sekretar i Bordit të BQK-së
Bordi i Bankës Qendrore
Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Bordi i Bankës Qendrore përbëhet nga Guvernatori dhe katër (4) anëtarë joekzekutivë, të cilët ngarkohen me detyrën e aprovimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, si dhe mbikëqyrjen e administrimit dhe të aktiviteteve të Bankës Qendrore.
Bordi i Bankës Qendrore ka kompetencat dhe detyrat në vijim:
• miraton të gjitha rregulloret e Bankës Qendrore dhe mbikëqyr zbatimin e politikave si dhe përmbushjen e detyrave të Bankës Qendrore;
• miraton rregulloren në lidhje me masat emergjente të likuiditetit, të propozuar nga Bordi Ekzekutiv;
• miraton emërimin e Shefit të Auditimit të Brendshëm me rekomandim të Guvernatorit;
• emëron zëvendësguvernatorët me propozim të Guvernatorit;
• emëron Sekretarin e Bordit të Bankës Qendrore me propozim të Guvernatorit;
• miraton buxhetin vjetor të Bankës Qendrore, i cili në mënyrë specifike duhet gjithashtu të përfshijë miratimin e një plani të kompensimit vjetor për të gjithë punonjësit;
• përcakton politikat kontabël të Bankës Qendrore dhe të aprovojë raportin vjetor, si dhe raporte të tjera dhe deklarata financiare të Bankës Qendrore;
• emëron Auditorin e Jashtëm të Bankës Qendrore;
• vendos nëse Banka Qendrore duhet të marrë hua dhe i përcakton kushtet për hua të tilla;
• sipas rekomandimit të Bordit Ekzekutiv, përcakton strukturën organizative të Bankës Qendrore, përfshirë themelimin dhe lokacionin e zyrave dhe objekteve të operimit;
• miraton rregullat për procedurat e Bordit të Bankës Qendrore; dhe
• ushtron detyra dhe kompetenca të tjera të cilat i jepen sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës apo ndonjë ligj tjetër.
Mbledhjet e Bordit të Bankës Qendrore kryesohen nga Kryetari, i cili zgjidhet prej Bordit të Bankës Qendrore nga radhët e anëtarëve joekzekutivë të tij.
Bordi i Bankës Qendrore mblidhet aq shpesh sa do të kërkohet nga veprimtaria e Bankës Qendrore por jo më pak se dhjetë herë për vit kalendarik.