Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë është publikim periodik që analizon zhvillimet kryesore në tregjet globale dhe ekonominë e Kosovës. Në kuadër të ekonomisë së Kosovës, në këtë raport pasqyrohet performanca e sektorëve kryesor të ekonomisë si sektori real, financiar, i jashtëm dhe fiskal. Në këtë raport paraqiten edhe reflektimet e ekonomisë globale në sektorët e ndryshëm të ekonomisë vendore. Raporti publikohet në baza tre mujore me të dhënat e fundit në dispozicion.