Mbrojtja nga falsifikimet

Kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës

Publikimi i statistikave mbi kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara euro në Republikën e Kosovës bëhet duke u bazuar në termat e references të Komitetit Qendror të Analizave të Parave të Falsifikuara gjegjësisht duke u bazuar në nenin II “Mandati” dhe nën te pika b ku roli i komitetit është “Të mbledhë, të analizojë dhe të publikojë të dhënat teknike dhe statistikore lidhur me kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara”.

Për dallim nga vitet paraprake ku kartëmonedha më e falsifikuar ka qenë kartëmonedha në prerje prej 100€ dhe 50€ gjatë vitit 2016 kartëmonedha më e falsifikuar ka qenë kartëmonedha në prerje prej 50€ e cila përbente 52% te gjithë numrit te kartëmonedhave te falsifikuara. Denominimet në vlerë prej 100€ dhe 20€ përbenin 34% te gjithë numrit te kartëmonedhave te falsifikuara gjatë vitit 2016.