Institucionet Financiare Jobankare - Procedurat dhe Udhëzimet për Licencim

Sipas Ligjit nr. 04/L-093 për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare asnjë person nuk mund të angazhohet në biznesin e një institucioni financiar jobankar pa u regjistruar së pari në BQK.

Që të aplikoni për regjistrim të institucionit financiar  jobankare duhet të kontaktoni  Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për të caktuar një takim  parashtrues para aplikimit. Takimi parashtrues udhëhiqet nga Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare (ZGMF) dhe nga një zyrtar i lartë përgjegjës për aktivitetet e licencimit.