Edukimi Financiar

Me zhvillimin e tregjeve financiare, si dhe me ndyshimet ekonomike që kanë ndodhur viteve të fundit, është rritur edhe rëndësia e edukimit financiar.  Në këtë kuadër  Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka përpiluar planin e edukimit financiar të publikut, që ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive financiare në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve për marrjen e vendimeve sa më të sakta lidhur me shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.

Programi i edukimit financiar në BQK synon që të kontribojë në mirëqenien financiare përmes informimit dhe edukimit më të mirë financiar të publikut si dhe për të nxitur dhe mbajtur një sistem financiar stabil në vend.