Këshilli Kombëtar i Pagesave

Më 9 mars 2010 në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) është themeluar Këshilli Kombëtar i Pagesave (KKP). Në KKP, BQK-ja ka një rol udhëheqës dhe do të përfaqësohet nga guvernatori dhe zëvendësguvernatori për funksionet bankare qendrore. Pos tyre, anëtarë të KKP-së do të jenë edhe drejtori i Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorët menaxhues të bankave komerciale. Themelimi i KKP-së është bërë me synim të mbështetjes së përbashkët të zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për kliringun dhe shlyerjen e pagesave dhe të letrave me vlerë në Kosovë. KKP-ja paraqet komponentin qendror të bashkëpunimit mes akterëve relevantë në kuadër të sistemit kombëtar të pagesave.


KKP-ja do të ofrojë një mjet shumë të rëndësishëm për diskutime konstruktive mes akterëve të sistemit kombëtar të pagesave. Themelimi i KKP-së është paraparë në strategjinë e zhvillimit të sistemit kombëtar të pagesave dhe në periudhën afatmesme ai do ta ketë një rol me rëndësi në implementimin e kësaj strategjie.

 

Grupi punues në kuadër të KKP-së:

Ekipi menaxhues i projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë

Takimi i parë     2 dhjetor, 2010           Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i dytë
     26 janar, 2011            Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i tretë
    15 qershor, 2011       Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i katërt
   21 shtator, 2011        Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i pestë
  14 dhjetor, 2011         Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i gjashtë 30 janar, 2012           Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i shtatë   26 qershor, 2012      Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i tetë
   19 shtator, 2012           Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i nëntë  23 nëntor, 2012           Konkluzionet e takimit, Prezantimi1 dhe Prezantimi 2

Takimi i dhjetë 22 shkurt, 2013          Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi

Takimi i njëmbëdhjetë 5 shtator         Konkluzionet e takimit dhe Prezantimi