U.D. i Guvernatorit, z. Fehmi Mehmeti dhe Ministri i Financave z.Bedri Hamza pritën në takim Drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova

U.D i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministri i Financave Bedri Hamza, takuan sot Drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
Në këtë takim gjithashtu u diskuta edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.
znj.Michaela Erbenova u informua për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.
Z.Mehmeti dhe z.Hamza theksuan se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik. Ky bashkëpunim është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve zhvillimore me Institucionet tjera Financiare Ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.
Drejtoresha e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova e vlerësoj lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovën.