Guvernatori Hamza priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor znj.Gelder

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Bedri Hamza me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në Qendrën e Vazhdimësisë së Punës së BQK-së në Prizren, Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor zonjën Linda Van Gelder të shoqëruar nga Marko Mantovanelli, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Kosovës.

Guvernatori Hamza e ka përgëzuar për postin e ri znj. Van Gelder dhe e ka njoftuar atë për funksionalizimin e Qendrës për Vazhdimësi të Punës duke e falënderuar atë për mbështetjen e parezervë që ka dhënë Banka Botërore në përkrahje të ndërtimit të kësaj qendre të rëndësisë strategjike për Bankën Qendrore, sistemin financiar në përgjithësi dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës. Guvernatori Hamza e njoftoi Znj. Van gelder, mbi zhvillimet aktuale në ekonominë e Kosovës dhe rolin e sistemit financiar. Gjatë takimit, Guvernatori Hamza ka marrë mbështetje nga znj,. Van Gelder se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së, qoftë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të saj apo qoftë me projekte që kanë për qëllim zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi.
Të dyja delegacionet e kanë çmuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë zotuar se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej. Në anën tjetër delegacioni i Bankës Botërore ka vlerësuar BQK-në për të gjitha të arriturat në projektet që cilat janë përkrahur nga asistenca teknike e Bankës Botërore. Guvernatori Hamza dhe znj. Val Gelder u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e projekteve të rëndësisë së veçantë në sferën e sistemit financiar që ndikojnë në rritjen e ndërmjetësimit financiar dhe qasjen në financim në funksion të zhvillimit të sektorit privat.