Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar

Në funksion të nxitjes së emetimit, publikimit dhe transmetimit të temave në masmedia në mesin e gazetarëve të ekonomisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, shpall konkurs për Storien më të mirë në Gazetari për ekonomi - sistemin fnanciar për vitin 2016-të. Ky çmim do të jetë i ndarë në tri kategori:

1) Storia më e mirë televizive/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido stacion televiziv në mbarë Kosovën;
2) Storia më e mirë në shtyp/Çmimi për Storien më të mirë të publikuar në gazetë apo të publikuar në mediat online në Kosovë;
3) Storia më e mirë në radio/Çmimi për Storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën.

Tri storiet më të mira nga fusha e ekonomisë dhe financave që do të vlerësohen nga temat e dorëzuara për të tri kategoritë do të shpërblehen në vlera monetare. Çmimet do të ndahen pra vetëm për vendin e parë të tri kategorive.
Rregullat e pranimit:
• Temat e dorëzuara duhet të jenë të botuara, edituara, emetuara gjatë vitit 2016-të. Pra nga janari –dhjetor 2016-të. Aplikuesit e storieve të transmetuara apo të botuara duhet të dorëzojnë tri kopje në CD ose tri kopje të Stories origjinale të botuar në shtyp. Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

• Komisioni përzgjedhës do të jetë i përbërë nga personeli i caktuar i pavarur nga komuniteti i gazetarëve profesionist, me përvojë nga fusha e medias dhe një vëzhgues nga BQK-ja, ky komision do të vlerësojë Storiet duke përdorur kriteret si në vijim: (a) rëndësia e temës për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës; (b) burimet e përdorura gjatë mbledhjes së informacionit për realizimin e temës –stories. (c) cilësia e të shkruarit, si dhe mesazhin dhe rolin që ka prodhuar tema në opinionin publik.
• Të gjitha aplikacionet duhet të kenë një përmbledhje të shkurtër/letër mbështetëse e cila shpjegon se si janë përmbushur kriteret e lartcekura.

Çmimi do të jetë tradicional dhe do të ndahet çdo vit në muajin janar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Data e fundit për dorëzimin e temave do të jetë: 15 janar 2017.
Dorëzimi: punimet mund të dorëzohen në version elektronik në formatin Word në adresën elektronike info@bqk-kos.org të shoqëruara nga tri kopje të shtypura, ose tri CD të dërguara në adresën:
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,
Attn. Çmimi i BQK-së për Storien më të mirë në Gazetari nga fusha e ekonomisë- sistemit finaciar,
Rruga Garibaldi, nr. 33,
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës