Në bazë të zbatimit të ligjit Nr.03/ L-074, datë 5 qershor 2008 “ Për Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës “, Bordi drejtues i BQK-së në mbledhjen e 20-të miratoi këto vendime:
- Miratoi Buxhetin e Bankës Qëndrore të Kosovës -së për vitin 2010
- Licencimin e ANSIIA si ndërmjetësues i sigurimeve/rregullues i dëmeve
- Licencimin e “ENB Consulting GmbH” – Ndërmjetësues për Sigurime.
- Regjistrimin e Zyrës për Këmbim të Valutave “Sara”.
- Urdhëresën mbi certifikimin e rezervave teknike të kompanive të sigurimeve
- Rekomandimin për procedimin e draftligjit të BQK-së.
Këto vendime hyjnë në fuqi prej datës 25 dhjetor 2009
Kryetari:
Sekretari