Mundėsi punėsimi

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS


Titulli:             Drejtor   
   
Departamenti:        Marrëdhëniet me Jashtë      
          

I raporton:         Guvernatorit

Grada:        2


Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
•    Organizon sistemin e komunikimit përbrenda BQK-së dhe me akterë relevantë jashtë BQK-së;
•    Mbron dhe avancon reputacionin e BQK-së;
•    Përkujdeset për disejnim,  implementimin dhe avancimin e përhershëm të strategjisë së BQK-së në marrëdhënie me jashtë;
•    Përpilon dokumente dhe informacion përkatës për  komunikim të brendshëm dhe të jashtëm në çështje relevante;
•    Koordinon punët rreth integrimeve evropiane dhe më gjerë të BQK-së;
•    Koordinon nga aspekti përmbajtës or vizitat e delegacioneve të larta në BQK, si dhe vizitat e Guvernatorit në ngjarje me rëndësi brenda dhe jashtë vendit;
•    Themelon dhe mirëmban marrëdhënie profesionale dhe të pavarura me të gjitha llojet e mediave;
•    Përgatit komunikata për shtyp dhe përgjigje në pyetje të mediave ose institucioneve tjera;
•    Me autorizim paraprak të Guvernatorit merr  pjesë në emisione dhe ngjarje tjera brenda dhe jashtë vendit që janë të lidhura me aktivitetin e BQK-së;
•    Organizon punën e publikimeve të BQK-së si dhe promovimin e tyre;
•    Mbikëqyr mirëmbajtjen e ueb-faqes së BQK-së;
•    Organizon punën e protokollit të BQK-së;
•    Organizon punën e përkthimeve për nevoja të BQK-së;
•    Raporton dhe i jep këshilla Guvernatorit në fushën e marrëdhënieve me jashtë, të publikimeve, protokollit, ueb-faqes dhe promovimit të gjithmbarshëm ,si dhe mbrojtjes së reputacionit të BQK-së;
•    Përcjell në baza të përditshme zhvillimet në tregun financiar vendor dhe ndërkombëtar;
•    Raporton në baza të rregullta mbi prezantimin e BQK-së në publik duke analizuar sasinë dhe cilësinë e kësaj prezence;
•    Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të kërkuara nga ana e Guvernatorit.

Njohuri e kërkuar:
•    Diplomë universitare në ekonomi, administrim biznesi, drejtësi dhe të ngjashme. Studimet relevante pasuniversitare paraqesin një përparësi; 
•    Njohuri shumë të mirë të objektivave dhe detyrave dhe përgjegjësive të BQK-së si dhe aftësi për të kryer analiza të efektivitetit dhe efikasitetit në realizimin e agjendës së BQK-së;
•    Njohuri shumë të mirë mbi ambientin makroekonomik dhe institucional në Kosovë dhe më gjerë;
•    Njohje e rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar e gjuhës shqipe dhe/ ose serbe dhe angleze.
•    Njohje e aplikacioneve të MS-Office;

Përvoja e kërkuar:
•    Së paku tri vite përvojë pune me media apo relacione institucionale apo në lëmi të ngjashme;
•    Përvojë në përgatitjen e udhëzimeve dhe publikimeve zyrtare nga fusha e sektorit financiar dhe ekonomisë së Kosovës;
•    Përvojë prezantimi para publikut paraqet një përparësi.

Kërkesat specifike:       
•    Aftësi adekuate leximi, shkrimi, dëgjimi, monitorimi dhe prezantimi;
•    Aftësi të mira perceptimi, koordinimi, zgjidhje të problemeve komplekse, udhëzimi, menaxhimi të kohës, menaxhim të burimeve njerëzore, orientimi kah dhënia e shërbimeve publikut, mësimi aktiv, negocimi, etj.;
•    Qartësi në paraqitje, renditje të informacionit, origjinalitet, vëmendje të seleksionuar, vizion të prekshëm, memorizim;
•    Aftësi të mira gjykimi induktiv dhe deduktiv, vendimmarrëse, të menduarit kritik, gjykimit matematikor;
•    Aftësi të shkëlqyeshme ndërhyrjeje që të komunikojë çështjet komplete në terma joteknik;
•    Kulturë hierarkike, lidershipi, vetëkontrolli dhe iniciative;
•    Personalitet i matur dhe i orientuar në rezultate.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
•    Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
•    Letrën përcjellëse ( motivuese)  ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
•    Kopjet e diplomave të verifikuara nga MASHT –i (të cilat janë të lëshuara nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë),  ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
•    Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;
Procedura e aplikimit:
•    Afati i fundit për aplikim është 5 qershor 2013
•    Aplikimi mund të bëhet on-line përmes ueb-faqes së BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8;
•    Forma e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes ueb-faqes www.bqk-kos.org
•    Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
 

--------------------------------------------------------------

                                                                           



















 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 Forma e aplikacionit

 on-line